Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se gjatë këtij takimi ka potencuar rolin e Italisë në përkrahje të Kosovës. “Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha […]
Osmani takon kryeministren Meloni, i kërkon përkrahje në integrimin evropian

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se gjatë këtij takimi ka potencuar rolin e Italisë në përkrahje të Kosovës.
“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat. Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, thuhet në postimin e Osmanit.













