Osmani takon Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla dhe Ambasadorin Malaj

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 14:27 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve bilaterale është takuar edhe me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raporton Ekonomia Online.

Edhe ky takimi është realizuar në ambientet ku po mbahet edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sipas Presidentes Osmani, avancimi i interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe rritja e koordinimit në fushën e politikës së jashtme janë në interesin reciprok të të dy shteteve.

“Suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë dhe anasjelltas. Shqipëria për Kosovën është jo vetëm shtet vëllazëror, por edhe një partnere strategjike në rrugëtimin ervopian. Siç e kemi pasur mbështetjen në shumë etapa historike të lirisë dhe shtetndërtimit, jemi të sigurt që shteti shqiptar do të jetë në mbështetje tonën kudo ku kemi nevojë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka falënderuar përfaqësuesit e Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe ka theksuar se pret që nesër ata sërish ta bëjnë të njëjtën gjë nesër në procesin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Më tej, Presidentja Osmani në takim me kryeparlamentaren Nikolla, theksoi se diplomacia parlamentare ka rol të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj diskutuan dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave.

Të ngjashme