Osmani takon mësuesen e saj, thotë se me forcë, guxim e angazhim ajo vazhdon të lë gjurmë të pashlyeshme

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka takuar mësuesen e saj, Xhevahiren, për të cilën tha se ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke e mposhtur dy herë radhazi kancerin.

Osmani tha se pavarësisht kësaj, ajo me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri.

“Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien, ndaj mësuese Xhevahire, urime Ditën e Mësueses dhe punë të mbarë e shëndet në misionin tuaj fisnik”, shkroi Osmani.

Të ngjashme