Osmani thotë se nuk ka presion nga ndërkombëtarët për targat, e bindur se do të gjendet zgjidhje

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka presion nga ndërkombëtarët sa i përket kërkesës për shtyrje të afatit për ndërrimin e targave për serbët në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Osmani është shprehur e bindur se do të gjendet një zgjidhje që sipas saj, do të jetë në përputhje me rendin dhe ligjin, si dhe në mbrojtje të serbëve nga kërcënimet që po u bëhen.

“Në radhë të parë unë nuk do ta quaja presion, gjithçka çka vjen nga miqtë tanë është sugjerim me qëllimin më të mirë të mundur dhe sikurse ne si liderë institucionalë ashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, qëllimin e kemi që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë e përtej saj, kurse sa i përket qëndrimit tim rreth targave r kam dhënë para disa ditësh, pra kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë do ta gjejmë një zgjidhje ku qytetarët serb nuk do të ndihen të kërcënuar e as të frikësuar”, tha Osmani.

“Pra ne duhet të ulemi dhe ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët ku edhe respektohen obligimet ligjore e kushtetuese që i kemi ne, e në anën tjetër të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë ndihen të mbrojtur e mbi të gjitha i mbrojmë mbi kërcënimet e vazhdueshme që po ua bëjnë bandat kriminale serbe dhe besoj se do të gjendet një zgjidhje përpara që edhe do t’i mbrojë serbet por edhe do të respektohet afati”, tha Osmani.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme