Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani: Veprimet e Policisë legjitime – suksesi i tyre varet nga koordinimi me aleatët

Osmani: Veprimet e Policisë legjitime – suksesi i tyre varet nga koordinimi me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tensioneve në veri gjatë ditës së sotme. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm dhe i pandashëm, prandaj mbrohet me të gjitha mjetete e përcaktuara më Kushtetutë. Osmani u shpreh se veprime e Policisë së Kosovës janë legjitime në […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tensioneve në veri gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm dhe i pandashëm, prandaj mbrohet me të gjitha mjetete e përcaktuara më Kushtetutë.

Osmani u shpreh se veprime e Policisë së Kosovës janë legjitime në realizim të detyrave të tyre dhe mbrojtje të qytetarëve.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, u shpreh presidentja.

Të ngjashme