Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani viziton bashkatdhetarët: Mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

Osmani viziton bashkatdhetarët: Mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar bashkatdhetarët në Staten Island të New York. Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar për rëndësinë e mërgatës në Amerikë. “Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave “Ulqini”, “Dibra” e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”. “Historia e Kosovës është histori e sakrificës […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar bashkatdhetarët në Staten Island të New York.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar për rëndësinë e mërgatës në Amerikë.

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave “Ulqini”, “Dibra” e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”.

“Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, theksoi presidentja.

Të ngjashme