Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ka zgjedhur Kryesinë e re të kësaj organizate. Përmes një njoftimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e anëtarëve. Tutje, kjo organizatë ka treguar edhe misionin e saj. “Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë […]
OVL e UÇK-së zgjedh Kryesinë: Misioni do të jetë lufta kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ka zgjedhur Kryesinë e re të kësaj organizate.
Përmes një njoftimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e anëtarëve.
Tutje, kjo organizatë ka treguar edhe misionin e saj.
“Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjygjësore të padrejta, çdo herë misoni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykates Speciale dhe këtyre gjygjeve të montuar, të padrejta dhe politike”, thuhet në njoftim.













