Paçarizi: PDK dhe LDK janë goditur fuqishëm, kur të kthjellen mund të hynë në garë me Vetëvendosjen

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi ka thënë se partitë e dala nga lufta e kanë kryer punën e tyre dhe ka ardhur koha që ato të riorganizohen në opozitë.

Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” Paçarizi ka thënë se qeveria e re i meriton t’i ketë në dispozicion 100 ditë për me e pa se nga po shkojnë.

“Partitë e dala nga lufta e kanë kryer punën e vet, duhet të aplaudohet, duhet të jemi mirënjohës ndaj tyre por ka ardh koha që të shkojnë të pushojnë dhe të riorganizohen në opozitë. Në boks shembull kur e merr një goditje të fuqishme që ta trullav trurin referi të numëron deri në 10 që të kthjellesh tash këtyre duhet me ju numru deri në 10, kur të kthjellen hyjnë në garë me Vetëvendosjen”, ka thënë Paçarizi.

Ai ka shtuar se a lodhet Vetëvendosje duke goditur në ajër deri atëherë kjo është një punë tjetër.

Të ngjashme