Pacolli: Do të ishte ide e shkëlqyer nëse Vjosa Osmani do të merrte mandatin për kryeministre

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, i ka dalë në mbrojtje Vjosa Osmanit.

Pacolli tha se do të ishte ide e shkëlqyer nëse Osmani do të merrte mandatin për kryeministre.

Sipas tij ajo do të bënte bashkimin e nevojshëm të politikës.

“Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë, Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqësonte dhe do të ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj”.

Shkrimi i plotë:

Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë, Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqësonte dhe do të ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj. Më pëlqyen idetë e saj për zgjidhjen e krizës. Dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, prej një eksperte të së drejtës si Vjosa është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë.

Të ngjashme