Pacolli do t’iu ndihmojë Thaçit dhe të tjerëve që gjenden në Hagë

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, do t’iu ndihmojë me mjete financiare për mbrojtjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve që janë duke u përballur me Gjykatën e Hagës.

Pacolli këtë e bëri të ditur në një intervistë për Lajmi net përcjell Klan Kosova.

“Pa marrë parasysh a janë të gjithë miq te mi a jo, ata janë atje dhe përballen me drejtësinë dhe sigurisht që meritohen të ndihmohen. Edhe publiku e din që kurrë nuk jam tërheq nga këto çështje dhe do të jem prapa atyre që kam thënë. Do të ndihmoj dhe besoj që edhe qytetarët e tjerë do të ndihmojë”.

Pacolli tha se beson në pafajësinë e tyre dhe ata do të fitojnë këtë betejë.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nuk e bëri publike shumën me të cilën planifikon të ndihmojë.

Të ngjashme