Pacolli: Gërvalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjerë para saj

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashmte të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një reagim në profilin e tij në ‘facebook’, ka thënë se ministrja aktuale, Donika Gërvalla, ka fshirë të dhënat për ministrat që kanë qenë para saj.

Pacolli thotë se janë fshirë edhe të gjitha biografitë, aktivitetet e të gjithë ministrave paraprak. Ai thotë se një gjë e tillë s’është as humane, as kolegiale e as profesionale.

Kreu i AKR-së thotë se nëse Gërvalla nuk e konsideron si një ministër që ka dhënë kontribut aty, atëherë duhet të heqë dorë edhe ng atë gjitha komoditetet brenda MPJ-së, të cilat pacolli thotë se janë financuar nga vetë ai privatisht.

Reagimi i plotë:

Shumë interesante!

Zonja Gervalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjera para saj.

Nuk ka mbetur asnjë shenjë e biografive, aktiviteteve dhe kohën kur kanë vepruar ministrat tjer në këtë Ministri.

Ky fakt arrogant, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as profesional.

Në rastin tim, nëse zonja Gervalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokolare e deri te zyra e saj, të cilat janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht.

Të ngjashme