Pacolli ia uron Kurtit ditëlindjen me një foto nga arkivi

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti, në ditëlindjen e tij të 47-të.

Ai ka publikuar në faqen e tij në Facebook një fotografi të përbashkët, nga një vizitë që duket se Kurti e ka bërë më herët në shtëpinë e politikanit të pasur.

Ndër të tjera, Pacolli thotë se Kurti është kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe është momenti më i duhur kur “kryeministri ta kuptojë këtë dhe t’i trajtoj të gjithë qytetarët njësoj”.

“Sot është ditëlindja e kryeministrit tonë Albin Kurti. Dua ta uroj dhe t’i dëshiroj edhe shumë vite të tjera të lumtura me familjen e tij”.

“Sot Albin Kurti është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe është momenti më i duhur kur kryeministri ta kuptojë këtë dhe t’i trajtojë të gjithë qytetarët njësoj, pa marrë parasysh qëndrimet ideologjike të secilit”.

Të ngjashme