Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shpalosur shumë çështje, teksa ajo më interesantja është momenti kur kthehet rrugës për ta votuar Vjosa Osmanin presidente. Pacolli, tregoi se ishte në një udhëtim, kur u detyrua që të kthehej nga Stambolli. “Unë isha rrugës në një udhëtim, kur vetë Vjosa Osmani më telefonoi. Ajo më kërkoi votën […]
Pacolli ishte rrugës për një udhëtim, pas një telefonate u kthye dhe e votoi Osmanin presidente

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shpalosur shumë çështje, teksa ajo më interesantja është momenti kur kthehet rrugës për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.
Pacolli, tregoi se ishte në një udhëtim, kur u detyrua që të kthehej nga Stambolli.
“Unë isha rrugës në një udhëtim, kur vetë Vjosa Osmani më telefonoi. Ajo më kërkoi votën për ta votuar dhe unë ndryshova plan. Bashkëudhëtarët e mi udhëtuan për ku ishin nisur, ndërsa unë mora rrugë nga aeroporti i ri i Stambollit për në atë të vjetër, ku edhe e kisha linjën për Prishtinë”, tha ndër të tjera ai./Blic













