Pacolli kërkon mbështetjen e Italisë për Interpol e UNESCO

Romë | 25 Jan 2018 | 19:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Itali, është takuar me homologun e tij italian, Angelino Alfano.

Pacolli tha se Kosova është mirënjohëse ndaj Italisë për gjithçka që ka bërë në fushën ushtarake, ekonomike, arsimore dhe kulturore.

Ai kërkoi mbështetjen italiane në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare, për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Europës.

Ministri Pacolli e njohu mikpritësin me qëndrimet e tij për dialogun Kosovë-Serbi, për reformat e qeverisë së re, dhe me nevojën e Kosovës për mbështetje në këtë fazë të rritjes së saj si shtet, kur po feston dhjetëvjetorin e pavarësisë.

“Politika e jashtme e Kosovës ka rënë në duar eksperti me emërimin Tuaj. Unë e di biografinë tuaj para se të bëheshit Njeri politik. Keni ndërtuar. E keni bërë këtë metaforikisht dhe fizikisht duke lënë gjurmë kudo, dhe kjo kërkohet sot në politikë të jashtme, sepse ju jeni Njeri, dhe Ndërtues”. Kështu më tha sot homologu im italian, ministri i jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, gjatë takimit që kishim në Romë”, ka shkruar Pacolli, në faqen e tij në Facebook.

“U sigurova nga numri një i diplomacisë italiane për mbështetjen edhe më të fuqishme italiane, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve. Si vend, mik Italia dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë për integrimin e saj në BE”, ka theksuar kreu i diplomacisë kosovare.

Pacolli ka zhvilluar një takim edhe në Vatikan.

Të ngjashme