Ish presidenti i Republikës së Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Behgjet Pacolli ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook Pacolli shkruan: “Shpirtërisht mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë […]
Pacolli mbështet idenë që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

Ish presidenti i Republikës së Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Behgjet Pacolli ka dalë në mbështetje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social facebook Pacolli shkruan:
“Shpirtërisht mbështes iniciativën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që kjo lulëkuqe të vendoset zyrtarisht si simbol i këtij Gjenocidi. Bashkërisht t’i nderojmë viktimat e pafajshme të gjenocidit serb”.













