Pacolli premton mbështetje për të rinjtë në Gjakovë

Gjakovë | 25 Maj 2017 | 13:09 | Nga

Behgjet Pacolli, nga koalicioni LDK-AKR, e ka vizituar sot Gjakovën ku edhe ka premtuar rreth 40 mijë vende të reja të punës për rini.

Takimi me qytetarët u mbajt në Jakova Innovation Center, ndërsa Pacolli premtoi mbështetje për të rinjtë që kanë filluar biznese, njofton Klan Kosova.

Ai tutje ka thënë se “Gjakova është pjesë e synimit tim – këtu do të bëhet zona ekonomike e qytetit”.

Pacolli është zotuar se iniciativat e tilla gjithmonë do ta gëzojnë përkrahjen e tij të fuqishme, duke trajtuar kështu me kujdes secilën ide biznesore, e cila do të mund të sillte përfitime për ekonominë dhe për qytetarët e vendit. Ai tha se për të arritur sukses, nevojitet pune, energji dhe investime.

“Ministrinë e punës, AKR-ja  do ta shndërrojë në qendër proaktive, ku idetë do ta kenë shansin të shtjellohen dhe të implementohen. Aty do të ketë ekipe ekspertësh të cilët do të punojnë me këto ide”, tha Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme