Pacolli pret në takim homologen norvegjeze, bisedojnë për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 10:27 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Eriksen Søreide, raporton Ekonomia Online .

Pacolli ka thënë se Kosova ka mbështetjen e Norvegjisë në rrugëtimin e saj dhe është një ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën.

 “Sot në takimin shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pa limit që ky shtet ka dhënë dhe vazhdon t’i jep Kosovës. Norvegjia ka qëndruar pran neve në ditët e vështira, është ndër vendet. E para që ka njohur Kosovës. Kosova është mirënjohëse për këtë. Jam i lumtur që vizita e ministres po ndodh pikërisht në 20-vjetorin e mbarimit të luftës në Kosovë që shkaktoi shumë dhimbje, vuajtje dhe viktima. Brenda 20 vjetëve kemi arritur të ndërtojmë vendin tonë me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, pjesë e së cilën ka qenë edhe Norvegjia. Biseduam për rrugën e integrimit dhe Norvegjia ka rol të rëndësishëm në mbështetjen tonë në këtë rrugëtim”, tha Pacolli.

Ai tha se në këtë takim kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Pacolli tha se dialogu s’ka alternativë dhe vetëm në mënyrë të barabartë mund të normalizohen marrëdhëniet midis dy shteteve.

“Biseduam edhe për liberalizimin dhe kjo çështje e pengon perspektivën e Kosovës. 95 kriteret janë përmbushur dhe sot ky problem kalon në rrafshin politik dhe kjo nuk është një gjë që kam dashur të ndodh me Kosovën. Kemi biseduar edhe për dialogun Kosovë –Serbi. Dialogu s’ka alternativë, vetëm në mënyrë të barabartë ne mund të normalizojmë marrëdhëniet mes nesh. Ne s’do të ndalemi asnjëherë të dialogojmë deri në synim, synimi është paqja. Unë besoj fuqishëm në Norvegjinë dhe konsolidimin e shtetit tim”, tha Pacolli, raporton EO.

Ministrja e punëve të jashtme e Norvegjisë, Eriksen Søreide, tha se në kuadër të mbështetjes për Ballkanin Perëndimor, Kosova është mbështetur me 7 milionë euro.

“Ne kemi ngritur sistemin tonë për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e mbështetur me 7 milionë euro. Investimeve në Kosovë, besoj se është shans i mirë që të ndodh është e rëndësishme të keni tregti të lirë. Ne kemi raporte shumë të mira dhe jam shumë e lumtur që në të ardhëm të jem nikoqire e ministrit në Norvegji”, tha ajo, raporton EO.

Të ngjashme