Pacolli: SHBA do të qëndrojë fuqishëm prapa Kosovës

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 08:27 | Nga

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, thotë se SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në secilin proces të shtet-ndërtimit.

Pacolli këto komente i bëri gjatë takimit me me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë fuqishëm prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit”, ka thënë Ministri, Pacolli, pas takimit me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchell, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në margjina të Ministerialit të parë për avancimin e Lirive Fetare në botë, që po zhvillon punimet në Uashington D.C., ministri, Pacolli, ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe homologë të tij nga vende të ndryshme që morën pjesë në Ministerialin për avancimin e Lirive Fetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme