Pacolli takon Pompeon: Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj nuk është vetëm

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 15:35 | Nga

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka bërë të ditur se ka takuar Sekretarin e Shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka publikuar gjithashtu një fotografi ku shihet bashkë me Pompeon.

“Gjatë qëndrimit në Washington, kënaqësi ta takoj Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj nuk është vetëm”, ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme