Paga 7500 euro e këshilltarit të Gërvallës, Tahiri: Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e mashtrimit

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për pagën e lartë që një këshilltar të ministres së Punëve të Jashtme.

Tahiri ka thënë se nuk bëhet fjalë për barazi sociale ku një këshilltar merr pagë 7500 euro.

“Një qeveri e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik. Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik. Folni mos shuni!”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme