Pak interesim në Prishtinë për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 13:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeqyteti sot ishte mikpritës i “Karvanit të vaksinimit”, por interesimi për t’u vaksinuar ishte i vogël. Që nga mëngjesi i ditës së sotme, një autobus ka qëndruar në sheshin “Zahir Pajaziti” për të pritur qytetarë për t’u vaksinuar, raporton Ekonomia Online.

Karvani i vaksinimit po mbush një muaj që nga fillimi si aktivitet i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë -Zyra në Prishtinë, si një iniciativë për të promovuar dobitë e procesit të vaksinimit për shëndetin e qytetarëve dhe masat preventive të shëndetit publik në përgjithësi.

Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë deklaruar se vaksinimi mbetet intervenimi më efektiv për parandaluar sëmundjet infektive që parandalohen përmes vaksinimit si dhe format e rënda të këtyre sëmundjeve.

Karvani i vaksinimit si aktivitet një mujor do të përmbyllet gjatë kësaj jave.

Të ngjashme