Pal Lekaj thotë se ndihet krenar që nuk e ka votuar Gjykatën Speciale

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 00:35 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe se xhelati i Ballkanit, që është munduar të zhdukë shqiptarët nga Kosova është Serbia.

‘’Kur u vendos në Kuvend për tu votuar, unë nuk ngrita dorën dhe për këtë jam krenar. Si AAK kemi qenë kundër. Si mund të besohet në thashethemet e Dick Marty. Thashetheme të lindura në Rusi. Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe ne e kemi mbrojtur atë’’, thotë ai.

‘’Ramush Haradinaj ka mbrojtur dy herë pafajësinë e tij. si mund të barazohet xhelati me viktimën’

‘’Kemi menduar se drejtësia ndërkombëtare bazohet në norma dhe ligje e nene. Kjo nuk ndodhi. Mënyra si u publikua aktakuza ishte e pabesueshme. Në një kohë kur Thaci po bëhej gati të nisej në Uashington për të drejtuar dialogun. Kjo është e papranueshme’, përfundon ai.

Të ngjashme