Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova, u takua me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Zyra e BE-së në Kosovë njoftoi se Palatova “theksoi nevojën që institucionet e Kosovës të respektojnë sundimin e ligjit dhe karakterin shumetnik”.
Në takim njoftohet se Sveçlës i është kërkuar hetim për “pretendimet për sjellje të pahijshme të Policisë së Kosovës” dhe respektim të procedurave ligjore në rastin e rrënimeve të objekteve.
“BE-ja pret që pretendimet për sjellje të pahijshme nga Policia e Kosovës të hetohen dhe që çfarëdo rrënimi të kryhet duke respektuar procedurat e rregullta ligjore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.
“BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së; Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj”, thuhet në fund të njoftimit.