‘Palët të përmbahen nga dhuna’: ShBA shpalos qëndrimin e Kuintit për zgjedhjet e 23 prillit në Veri të Kosovës

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Në komunikatën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten u zbardh edhe qëndrimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Veri të Kosovës të caktuara me 23 prill.

Diplomatët e shteteve të Kuintit kanë dalë me komunikatë të premten ku sqarojnë rëndësinë e zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës duke theksuar shmangien e dhunës dhe mbajtjen e tyre në mënyrë të rregullt.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara pranojnë se pas shtyrjes së zgjedhjeve komunale në dhjetor të 2022, katër proceset zgjedhore për kryetarë komunash dhe dy asamble komunlae do të mbahen me 23 prill, në përputhje me rregulloret ligjore. “

Poashtu adresohet refuzimi i partisë serbe në Kosovë që ka refuzuar të regjistrohet në këto zgjedhje duke kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si parakusht. Siç kishte bërë vitin e kaluar që qoi edhe në eskalimin e të ashtuquajturës ‘kriza e targave’ në barrikadim e bojkot të institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë që solli në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Të ngjashme