Pamje e re e NEWBORN-it për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2025 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

“NEWBORN”, simboli i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ka marrë një pamje të re për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Për çdo vit ky monument, reflekton mesazhe të ndryshme dhe ngjarje të rëndësishme për vendin.

NEWBORN për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, vjen me një koncept që pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, tha se ka synuar ta bashkojë punën e njeriut me AI, duke reflektuar ndikimin që ka inteligjenca artificiale në jetët tona të përditshme.

Sivjet NEWBORN i dedikohet AI, por për me e ngjyrosë, hala na duhet dora edhe shpirti i njeriut”, ka shkruar ai. 

Projekti deri më tani është vlerësuar me një numër çmimesh prestigjioze të dizajnit në të gjithë botën.

Të ngjashme