Paraburgim ndaj të dyshuarve për transportim të 135 kg mariuhanë

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 15:18 | Nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit V.Z dhe F.A.

Të pandehurit dyshohet se në fshatin Bibaj – Komuna e Ferizajt, pa autorizim, kanë përgatitur për transport dhe shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga Njësiti i DHTN në Ferizaj, në një depo që bënë grumbullimin dhe transportimin e mallrave për në shtetet perëndimore, janë gjetur dhe sekuestruar njëqind e tridhjetë e pesë (135) kg substanca narkotike të dyshuara të llojit marihuanë, e cila ka qenë e fshehur në katër dhjetë (40) copë dyer, të përgatitura për eksport.

Me këto veprime të pandehurit V.Z dhe F.B. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme