“Paralajmërimi” i Dostojevskit për SBASHK-un

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 10:11 | Nga Afrim Kasolli

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, përkundër arsyetimve ligjore, mund të jetë i motivuar nga qëllime strategjike dhe taktike për ta deligjitimuar totalisht sindikatën para antarësisë së saj. Sepse mosrealizimi i asnjërës prej kërkesave të saj, detyrimi për ta ndërprerë grevën pa i plotësuar kërkesat për të cilat ajo u shpall, dhe në fund privimi nga paga e shtatorit mund ta rikthejë frustrimin e anëtarëve të kësaj trupe te drejtuesit e saj. Shto këtu edhe gabimin e këtyre të fundit për të mos e adresuar vetë para instancave ligjore këtë çështje, por për ta lënë në dorë të atyre politikanëve që u ngjasojnë personazheve të poezisë së Fan Nolit “Sulltani dhe Kabineti”.

Ky dështim i shumëfishtë nxit dilema dhe dyshime mbi arsyet e identifikimit të mësimdhënësve me drejtuesit e SBASHK-ut. Pse ata duhet t’i besojnë një strukture kur i qon nga humbja në humbje? Ketu nuk po flas për kauzen e tyre të drejtë, por vetëm për dështimin për ta realizuar atë.

Kthesa të tilla të befasishme në psikologjinë, shpirtin dhe mendjen e njerëzve, i ka pasqyurar në mënyrë gjeniale Dostojevski në romanin e tij të njohur, “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”.

Në këtë kryevepër të letërsisë botërore, ky shkrimtar i pikturimit të skëterrës njerëzore, tregon se si dy të burgosur dikund në një burg në humbëtirat e Siberisë, (ku ishte edhe vetë shkrimtari) ia dalin që të arratisen. Të gjithë banorët tjerë në kamp solidarizohen me aktin e tyre. Ngriten në këmbë. U vullkanizohet shpirti. Si dhe u zgjohen dëshirat e tulatura, ndrydhura dhe shtypura. Mirëpo, pa rënë muzgu të arratisurit kapen nga rojet e burgut. Dhe të gjithë ata që pak kohë më parë kishin marrë zemër nga ky veprim tani kthehen kundër tyre dhe identifikohen me gardianët. Me një fjalë, thotë Doskojevski, nga ky episod tragjik e kuptova se çka do të thotë suksesi në këtë botë.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia, që edhe në këtë rast, qëllimi i kësaj loje të kryeministrit është që t’i paraqes drejtuesit e Sindaktës si totalisht të pasuksesshëm para syve të atyre që i përfaqëson.

Dhe nëse ia del ta jetësojë këtë skenar kjo do të ishte humbja më e madhe sociale dhe publike e këtij entiteti. Kjo është arsyeja që ata duhet të mendojë mirë për (mos)veprimet e tyre. E jo ta ushqejnë këtë mundësi.

Të ngjashme