Kthimi i reduktimeve me energji elektrike pas dhjetë vjetësh, mund të shkaktojë protesta në Kosovë. Mundësinë për një të tillë e ka paralajmëruar aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka paralajmëruar se protesta mund të mbahet nesër. “Po flitet që këtë t’shtune protestë ?♂️”, ka […]
Paralajmërohen protesta nesër kundër reduktimeve të rrymës

Kthimi i reduktimeve me energji elektrike pas dhjetë vjetësh, mund të shkaktojë protesta në Kosovë.
Mundësinë për një të tillë e ka paralajmëruar aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka paralajmëruar se protesta mund të mbahet nesër.
“Po flitet që këtë t’shtune protestë ?♂️”, ka shkruar Gjinovci.
Nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer reduktimet me energji elektrike. Sipas KEDS’it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.


















