Paraliza politike!

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 23:18 | Nga Melihate Tërmkolli

Në vend se të mos lënë gurë pa lëvizë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në Këshillin e Evropës dhe sigurimin e njohjes nga pesë vendet e BE-së, Presidentja e Kosovës e ka marrë botën “n’sy” dhe po i bën argatin e zëdhënëses Ukrainës!

Vjosa është aq “e mençur” sa po i tregon edhe NATO-s edhe SHBA-ve çka i gjenë nëse ata bashkë me të nuk e rrëzojnë Putinin!

Asnjë veprim i tyre për interesat e Kosovës, në këtë kohë me mundësi të veçanta e historike për të bërë punë të mëdha. Ministrja e jashtme nuk e vlenë as të përmendet.

Në këto kohë në veçanti, por edhe që nga fillimi i mandatit të tyre, të vetmet takime që kanë bërë, janë takime nëpër konferenca e forume të ndryshme dhe në margjina të tyre!

Vjosa nuk po i ndahet Lindjes, e Albini “te miqtë”!

Mosdija nuk arsyetohet, nëse veç është fjala për mosdije.

Ishte vetëm Presidenti i Kroacisë ai që e paraqiti nevojën dhe kërkesën publike për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Edi Rama për hatër të Vuçiqit jo vetëm nuk e çeli gojën, por edhe mund të dalë kundër. Mbase mund të arsyetohet se askush nga Kosova nuk ka biseduar me të për këtë punë.

Është e pabesueshme se si arrinë Vuçiqi të përfitojë edhe në këto rrethana, duke qenë përkrahës i vetëm i Rusisë e Putinit, si një vend në Evropë.

Këta “politikanë”tanë po e shkatërrojnë definitivisht këtë vend, ata e kanë paralizuar Kosovën, edhe në planin e jashtëm edhe brenda.
E vetmja gjë që po lëvizë në Kosovë është ikja e shqiptarëve nga këtu dhe rritja astronomike e çmimeve!

Të ngjashme