Parashikimi i motit, sot ditë me diell

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Parashikimi i motit për sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se në fushat barike do të ketë rënie të lehta dhe graduale, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë.

Pjesa perëndimore dhe jugperëndimore do të jetë e mbuluar me vranësira transparente, që i takojnë stadit të lartë të troposferës, mirëpo nuk parashihen reshje, por që do të jenë një sinjal që javën e ardhshme të krijohet një situatë tjetër meteorologjike.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet bio-meteorologjike janë në normë për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike, kurse kushtet agrometeorologjike paraqiten të kënaqshme, sidomos me prezencën e reshjeve të fundit dhe temperaturave të cilat nuk u paraqiten të ashpra, sikur viteve tjera, kështu që pjesa më e madhe e kulturave të pemëve dhe perimekultura në përgjithësi i shpëtuan ditëve me temperatura të ulëta.

Sasitë reshjeve në rrafshin e Dukagjinit që u regjistruan gjatë ditëve të fundit ishin 5-26 litra për metër katror, ndërsa në rrafshin e Kosovës, sasitë e reshjeve u regjistruan nga 16-51 litra për metër katrorë.

51 litër për metër katror kishte regjistruar stacioni i reshjeve në Podujevë.  

Të ngjashme