Parlamenti Studentor me aksion simbolik para Rektoratit, ankohet për kushte e studenteve: Nuk po i’u përgjigjen kërkesave tona

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 10:34 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Parlamenti Studentor ka organizuar një aksion simbolik para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar nga Rektorati që të ju përgjigjen kërkesave të tyre për kushte më të mira për studentët, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i Parlamenti Studentor, Qlirim Hoti, tha se me këtë aksion simbolik po shprehin pakënaqësitë me gjendjen jo të mirë të kushteve në Fakultete duke filluar me gjendjen e bibliotekave.

Ai ka shtuar se me gjitha parregullsitë dhe me liberalizimin e vizave është shtuar edhe rreziku që të ulet edhe numri i studenteve në UP.

“Ky aksion ka të bëj me pa kënaqësitë tona rreth përgjigjeve të rektoratit ndaj ankesave tona. Nisur nga gjendja jo e mirë e bibliotekave nëpër Fakultete të ndryshme, me theks të veçantë atë të Mjekësisë u tha se nuk janë në gjendje të duhur për të mësuar aty”.

“Dyshimet në konkurse për parregullsi, e problemet tjera, në këtë vit me liberalizimin e vizave shtojnë rrezikun që të ketë me pak studentë”, tha ai.

“Në bujqësi studentët janë ne kushte jo të mira, pasi detyrohen vazhdimisht të lëvizin nëpër salla të ndryshme, po ashtu edhe pranimi i një asistenti i cili është i vitit 1987, i kalon kriteret për poziten e asistentit, e që i bjen që ka shkelur nenet e statusit të UP-së, e po ashtu në fakultetin e ekonomikut kanë emëruar një jurist, çka mund të thuhet më shumë”, shtoi Hoti.

Hoti tha se kushtet për të studiuar janë të vështira pasi deri me tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim, e kjo sipas tij po bën që të humbet besimi në organet kompetente të UP-së.

Të ngjashme