Partia e Ivanoviqit i reagon Trajkoviqit: Mos e përdorni emrin e tij në fushatë

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq e nisi fushatën zgjedhore nga vendi ku u vra kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq në janar të 2018-ës nga ku e akuzoi Serbinë për siç tha “mbrojtjen e kriminelëve”.

Ndaj Trajkoviq reaguan Ksenija Bozhoviq dhe Dushan Milunoviq, anëtarë të Iniciativës Qytetare SDP me porosinë që të mos përdoret emri i Ivanoviqit në fushatë.

“Fushata zgjedhore mund të kishte filluar para institucioneve të ngarkuara për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, jo përpara pllakës përkujtimore ku u vra Oliveri’, thuhet në mesazhin e tyre.

Të ngjashme