Ekonomia Online
FUNDIT

Partitë propozojnë nënkryetarët e Kuvendit, gjysmë ore pauzë për të vendosur formën e votimit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputetin Ardian Gola për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën. PDK-ja ka propozuar për nënkryetare Vlora Çitaku. Ndërkohë, nga Lista Serbe për nënkryetar është propozuar Sllavko Simiq, ndërsa Grupi Parlamentar 6+ ka propozuar Emilja Rexhepin. Grupet parlamentare janë ftuar nga kryetarja […]

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputetin Ardian Gola për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën.

PDK-ja ka propozuar për nënkryetare Vlora Çitaku.

Ndërkohë, nga Lista Serbe për nënkryetar është propozuar Sllavko Simiq, ndërsa Grupi Parlamentar 6+ ka propozuar Emilja Rexhepin.

Grupet parlamentare janë ftuar nga kryetarja e Kuvendit për të diskutuar formën e votimit të nënkryetarëve.

Këto propozime vijnë në kuadër të përpjekjeve për përfundimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 30 minutëshe, për të diskutuar formën e votimit të nënkryetarëve, pasi sipas kryetrës së Kuvendit, ka mospajtime se si të votohen.

Të ngjashme