Ekonomia Online
FUNDIT

Pas 20 vjetësh, 1647 njerëz ende të zhdukur në Kosovë

Pas 20 vjetësh, 1647 njerëz ende të zhdukur në Kosovë

Njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, rreth 1647 familje janë ende duke pritur përgjigje për të dashurit e tyre që janë zhdukur, derisa shqetësuese mbetet ritmi i ngadalshëm në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kështu u tha në në seancën e dyzetetetë të Grupit Punues për Personat e Zhdukur të mbajtur në Beograd, në […]

Njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, rreth 1647 familje janë ende duke pritur përgjigje për të dashurit e tyre që janë zhdukur, derisa shqetësuese mbetet ritmi i ngadalshëm në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kështu u tha në në seancën e dyzetetetë të Grupit Punues për Personat e Zhdukur të mbajtur në Beograd, në lidhje me ngjarjet në Kosovë, ku janë miratuar procedurat për dorëzimin e mbetjeve mortore. Seanca u kryesua nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në pjesëmarrje të familjarëve të të zhdukurve dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të KNKK, Pasi i vlerësuan aktivitetet që janë zhvilluar që nga seanca e fundit, pjesëmarrësit i diskutuan hapat e ardhshëm që Prishtina dhe Beogradi duhet t’i ndërmarrin gjatë muajve të mbetur të vitit 2018, me shpresë që t’u mundësohet disa familjarëve që të marrin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur.

“Pas 20 viteve, nga 6057 njerëz që KNKK-së i janë raportuar si persona të zhdukur në lidhje me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe pasojat e tij, 1647 mbesin ende të zhdukur. Familjarët e tyre jetojnë në paqartësi duke mos ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre dhe duke mos qenë në gjendje t’i varrosin me dinjitet, që t’i shërojnë plagët dhe ta vazhdojnë jetën e tyre”, thuhet në komunikatë.

Kryesuesi i Grupit Punues, Fabien Bourdier nga KNKK-ja, tha se vetëm shtatë raste janë zgjidhur në vitin 2018.

Të ngjashme