Pas bashkimit të deputetëve me Rithemelimin, opozita në Shqipëri me lëvizje tjetër

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar një lëvizje tjetër, pasi bashkimit të grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimit.

Bardhi  përmes një mesazhi lajmëron se të premten ora 12:00  do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

“Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.  Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat.  u falenderoj!”, shkruan Bardhi. /tch/

Të ngjashme