Ekonomia Online
FUNDIT

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lidhur me deklaratat e fundit të emisarit amerikan Richard Grenell, menjëherë pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osman – Bekim Kupina. Reagimi vjen pas deklaratve të […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lidhur me deklaratat e fundit të emisarit amerikan Richard Grenell, menjëherë pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osman – Bekim Kupina.

Reagimi vjen pas deklaratve të Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për “manipulim të fjalëve” të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell ka deklaruar se Osmani nuk ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit dhe se sipas tij, “është absurde të pretendohet sikur kishte diçka të re”.Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell në X.

Të ngjashme