“Pas kalimit në Kuvend ligji i pagave hyn në fuqi 1 muaj pasi të del në gazetë zyrtare”

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, në një postim në Facebook ka treguar se kur pritet të hyjë në fuqi projektligji për pagat, që u miratua gjatë mbledhjes së sotme në Qeveri,

Ai tha se ky projektligj pasi të kalojë në Kuvend, pritet të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.

“Projektligji për Pagat që sot ka kaluar në Qeveri dhe pas kalimit në Kuvend, do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Pra, nga 8 muaj sa ishte më herët në 1 muaj hyrja në fuqi e ligjit të pagave, një përshpejtim i shumë pritur”, ka shkruar ai.

Në mbledhjen e Qeverisë, sot u miratua projektligji për pagat. Përmes shfuqizimit të vendimit të Qeverisë Haradinaj, Qeveria Kurti ka zvogëluar paga gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të ngjashme