Ekonomia Online
FUNDIT

Pas Kosovës edhe Sllovakia pritet të hapë misionin diplomatik në Jerusalem

Pas Kosovës edhe Sllovakia pritet të hapë misionin diplomatik në Jerusalem

Sllovakia planifikon të hapë mision diplomatik në Jerusalem në shtator në mënyrë që tani të bjerë nën ministrinë e jashtme të vendit. Sllovakia u zotua për herë të parë për të hapur një mision kulturor në Jerusalem në 2018, kur ish-presidenti amerikan Donald Trump ishte në pozitë dhe po bënte presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare për […]

Sllovakia planifikon të hapë mision diplomatik në Jerusalem në shtator në mënyrë që tani të bjerë nën ministrinë e jashtme të vendit.

Sllovakia u zotua për herë të parë për të hapur një mision kulturor në Jerusalem në 2018, kur ish-presidenti amerikan Donald Trump ishte në pozitë dhe po bënte presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të përcjellë SHBA’në në zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton The Jerusalem Post.

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri presion mbi këtë çështje, me ish-ministrin e jashtëm Gabi Ashkenazi, duke ia theksuar atë homologut të tij sllovak Ivan Korcok. Ministri i Jashtëm Yair Lapid gjithashtu foli për këtë me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Ivan Korcok.

Të mërkurën, Korcok përcaktoi datën për hapjen e misionit diplomatik.

“Sllovakia po thellon marrëdhëniet me # Izraelin duke hapur Institutin Sllovak në #Jerusalem më 1 shtator 2021,” shkroi Korcok në Twitter.

Që nga zhvendosja e ambasadës amerikane në 2018, vetëm tri vende të tjera kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem; Kosova, Hondurasi dhe Guatemala.

Sllovakia pritet të bëhet shteti i dytë europian që e përkrahë Jerusalemin si bazë diplomatike të Izraelit, derisa Kosova ishte e para.

Të ngjashme