Ekonomia Online
FUNDIT

Pas përmbytjeve, të enjten nis mësimi në shkollën “Anton Çetta” në Skenderaj

Pas përmbytjeve, të enjten nis mësimi në shkollën “Anton Çetta” në Skenderaj

Pas përmbytjeve që shkaktuan dëme të mëdha në komunën e Skenderajt, shkolla e mesme e lartë “Anton Çetta” në Skenderaj të enjten do të nisë mësimin. Kjo shkollë njofton se të mërkurën do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor. “Njoftojmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, se […]

Pas përmbytjeve që shkaktuan dëme të mëdha në komunën e Skenderajt, shkolla e mesme e lartë “Anton Çetta” në Skenderaj të enjten do të nisë mësimin.

Kjo shkollë njofton se të mërkurën do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor.

“Njoftojmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, se pas një pune të madhe në pastrimin e shkollës, nesër do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor”.

“Mësimi do të rifillojë të enjten, premten dhe të shtunën për ta mbyllur gjysmë vjetorin e parë mësimor”.

Të ngjashme