Ekonomia Online
FUNDIT

Pas raportimeve se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami thotë se 273 milionë euro kanë përfunduar te ‘dostat’

Pas raportimeve se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami thotë se 273 milionë euro kanë përfunduar te ‘dostat’

Pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, ka reaguar sot deputetja LDK-së, Hykmete Bajrami, raporton Ekonomia Online. Ajo duke u thirrur në të dhënat e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se nga marsi i […]

Pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, ka reaguar sot deputetja LDK-së, Hykmete Bajrami, raporton Ekonomia Online.

Ajo duke u thirrur në të dhënat e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se nga marsi i vitit 2021, kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, e deri tash vetëm në nivelin qendror janë lidhur 2 mijë e 213 kontrata njëburimore.

“273 milionë euro, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy.  Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten. Thirrja jonë organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme