Ekonomia Online
FUNDIT

Pas serbëve nga Kosova, Escobar dhe Lajçak do ta takojnë Petkoviqin në Beograd

Pas serbëve nga Kosova, Escobar dhe Lajçak do ta takojnë Petkoviqin në Beograd

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe ai i BE-së për dialogun, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, janë takuar në veri me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Në këtë takim i pranishëm është edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore. Nga Kosova, dy zyrtarët e lartë do të shkojnë në […]

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe ai i BE-së për dialogun, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, janë takuar në veri me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Në këtë takim i pranishëm është edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore.

Nga Kosova, dy zyrtarët e lartë do të shkojnë në Serbi.

Të parin që do ta takojnë ata në kryeqytetin serb, është drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Sipas një njoftimi të zyrës së tij,  takimi do të mbahet në orën 16:00 në Pallatin “Serbia”.  Siç është paralajmëruar, pas takimit do të jepen detaje përmes një komunikate për media.

Më pas, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në orën 17:00 do të takohet me Miroslav Lajçak, ndërsa në orën 17:30 është planifikuar një takim trepalësh Vuçiq, Lajçak dhe Escobar.

Të ngjashme