Ekonomia Online
FUNDIT

Pas shumë tentimeve, ratifikohet marrëveshja me Danimarkën për burgjet

Pas shumë tentimeve, ratifikohet marrëveshja me Danimarkën për burgjet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, raporton Ekonomia Online. Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim. Kjo marrëveshje ka dështuar që të miratohen në Kuvend në seancën e mbajtur […]

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, raporton Ekonomia Online.

Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo marrëveshje ka dështuar që të miratohen në Kuvend në seancën e mbajtur para një jave.

Ndërkohë që Qeveria e ka miratuar dhe përcjell për në Kuvend të hënën e kësaj jave.

Ndërkohë me propozim të Vetëvendosjes në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvend janë futur edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare për programin e parë për financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për ratifikimin e amendamentit numër 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016.

Të ngjashme