Ekonomia Online
FUNDIT

Pasi iu ngrit aktakuzë jep dorëheqje Nenad Rashiq

Pasi iu ngrit aktakuzë jep dorëheqje Nenad Rashiq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka njoftuar e Nenad Rashiq ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit politik dhe njëherit edhe drejtor i Zyrës për Komunitete, raporton Ekonomia Online. “Me datën 2 prill kam emëruar këshilltar politik dhe drejtor i komunitete Nenad Rashiq. E kam çmuar dhe […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka njoftuar e Nenad Rashiq ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit politik dhe njëherit edhe drejtor i Zyrës për Komunitete, raporton Ekonomia Online.

“Me datën 2 prill kam emëruar këshilltar politik dhe drejtor i komunitete Nenad Rashiq. E kam çmuar dhe vazhdoj ta çmoj për korrektësinë e tij, profesionalizmin, i bindur se ka dhënë kontribut për qytetarët dhe qytetarët e përkatësisë serbe në Kosovë. Iu është ngritur aktakuzë”.

“Unë besoj në pafajësinë e tij, janë procese të vjetra sikur regjimi i vjetër të shtetit të kapur të vendit. Ma ka dorëzuar dorëheqjen e tij si këshilltar politik dhe drejtor i komuniteteve. Ai më propozoj edhe forma se si të ndihmojmë komunitetet në vend. Ai tregoi se është politikan i pazakontë, pas ngritjes së aktakuzës dha dorëheqje”, tha ai.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Nenad Rashiqit, i cili në kohën sa ishte anëtar i Komitetit Qeveritar për Privatizim i ka tejkaluar kompetencat e veta ka vepruar në kundërshtim me detyrat e tij si anëtar i këtij komiteti.

Me këtë Rashiq sipas organit të akuzës dyshohet se ka kryer veprën keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. “Me datë 08.052013 njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance” transferohen tek KKDFE dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak Calik”.

Po ashtu sipas aktakuzës me këto veprime janë dëmtuar interesat e KEK-ut dhe aksionarit qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme