Pasi mori qenin e Sharrit, Putin tha se u dashurua në shikim të parë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin, mori një dhuratë të pazakontë nga Aleksandar Vuçiq dje gjatë vizitës së tij në Beograd.

Një qen i Sharrit i quajtur Pasha ishte dhurata për Putinin nga shteti serb, njofton Klan Kosova.

Pasi mori këtë dhuratë, Putin tha se u dashura në shikim të parë me qenin.

Udhëheqësi rus iu afrua qenit të tij të ri dhe tha: “Ju jeni shumë i ëmbël”.

Dihet se Putini i pëlqen shumë qentë dhe se shumë burrështetas i kanë dhuruar atij qen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme