Pasi nisi gjykimi ndaj babait të tij – reagon Endrit Thaçi

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Sot ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe deputetit të LVV-së Rexhep Selimi. Për këtë ka reaguar djali i presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.

Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se “Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plotë siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fiton”.

Ish-kreu i Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi para trupit gjykues se është plotësisht i pafajshëm.

Të ngjashme