PDK: Agim Bahtiri lavdërohet me projektet e Avni Kastratit (VIDEO)

Mitrovicë | 21 Dhj 2016 | 09:16 | Nga

Dega e PDK-së në Mitrovicë ka thënë se kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të lavdërohet me projektet që ishin përgatitur dhe kishin nisur në kohën e Avni Kastratit.

Sipas tyre, i tillë është edhe projekti për sheshin e qytetit që kishte nisur në vitin 2011.

“Përveç zyrtarëve komunalë, në përgatitjen e atij projekti ishin kyqur edhe ekspertë të Komisionit Evropian, në mënyrë që të hartohej një projekt sa më modern për qytetin e Mitrovicës.  Për projektin që ishte siguruar edhe financimi nga BE-ja, ekzistojnë fotografi që dëshmojnë ecurinë e gjithë procesit”, thuhet në komunikatë.

Bashkë me komunikatën është përcjellur edhe një video ku thuhet se dëshmohet se ky projekt është i Avni Kastratit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme