PDK: Gruaja e Stavilecit u sulmua nga kriminelët e VV-së

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 16:45 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot në mesditë është sulmuar fizikisht gruaja e Blerand Stavileci, e cila është duke u trajtuar në Emergjencë në QKUK.

Uran Ismajli nënkryetar i PDK, në konferencën e mbajtur lidhur me këtë rast, ka thënë se sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosjes e kanë rrahur bashkëshorten e Blerand Stavileci, raporton Ekonomia Online.

“Ajo para se të jetë gruaja e tij është nënë dhe është vajzë shqiptare”, ka thënë Ismajli, sipas të cilit, kjo qartazi është e porositur nga grupe politike kriminale.

“Ne, kolegët dhe miqtë e familjes Stavileci, qëndrojmë pranë tyre në këtë moment të vështirë duke i dëshiruar shërim sa më të shpejt Vitores dhe tejkalim të kësaj ngjarje të rëndë, qartazi të porositur nga grupe politike kriminale, nga njerëz që duan ta helmojnë e shkatërrojnë shtetin dhe te terrorizojnë familjet e çdokujt që nuk mendon si ta”, ka thënë Uran Ismajli.

“Blerand Stavileci ka qenë më i zëshmi ndaj mospunës së Vetëvendosjes”, ka thënë Uran Ismajli, sipas të cilit Vitores i është thënë që t’ia përcjell porosinë Blerandit që të mos flas më.
“Sot është dita e martesës së Blerandit. Vepra e sotshme ishte brutale çnjerëzore dhe qyqare”, është shprehur Uran Ismajli, raporton EO.

Blerta Deliu, deputet e PDK-së ka thënë se ky sulm tregon qartë për grupet kriminale.
“Një parti që flet për shtetin dhe vazhdon të punoj kundër shtetit. Kërkojmë nga organet që dorasit e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë”, është shprehur Deliu.

Ajo ka thënë se është e papranueshme për ta që të tolerohet një gjuhë e urrejtjes nga partia e Vetëvendosjes.

“PDK do të qëndrojë si gjithmonë në ballë të proceseve për të mbrojtur shtetin, qytetarët e tij nga çfarëdo kërcënimi dhe ambicie e sëmurë për pushtet. Është një thirrje jona për të gjithë qytetarët, për intelektualët dhe spektrin politik që ia duan të mirën Kosovës, që ta dënojë këtë qasje para se të jetë vonë. Fillimisht ka nisur si gjuhë politike dhe diskurs të urrejtjes, ndërsa tani gradualisht po kthehet në dhunë të hapur ndaj kundërshtarëve politikë dhe familjarëve të tyre”, ka thënë Deliu.

Të ngjashme