PDK kërkon nga presidentja që të shpallë ditë zie pas tragjedisë në Kroaci

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas aksidentit në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës që ditën e nesërme ta shpallë ditë zie.

“Ftoj autoritetet e Shtetit të Kosovës që t’u qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa presidentja e Kosovës do të duhej që ditën e nesërme ta shpallë ditë zie për Kosovën”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka shprehur dhimbjen e tij për familjet që humbën të dashurit e tyre.

“Lajmi tragjik nga Kroacia për aksidentin e autobusit me mërgimtarët tanë në rrugën për vendlindje na trishtoi pa masë. Në këto orë të rënda për familjet e prekura të bashkatdhetarëve tanë, i bashkohemi dhimbjes për më të dashurit e tyre që humbën jetën. Lutjet tona janë për të gjitha familjet për përballimin e dhimbjes që kanë humbur më të dashurit”, shtoi Tahiri.

Tutje, ai bëri thirrje që të lutemi për të gjithë të lënduarit që të kenë shërim sa më të shpejt.

Të ngjashme