PDK në Drenas fton institucionet të mbikëqyrin fushatën zgjedhore

Drenas | 12 Tet 2017 | 10:29 | Nga

Dega e PDK-së në Drenas ka ftuar të gjitha institucionet kompetente që të mbikëqyrin fushatën dhe procesin zgjedhor në këtë komunë.

Në një komunikatë për media, kjo degë tha se janë të përkushtuar që fushata dhe procesi zgjedhor, të zhvillohen në mënyrë demokratike.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Ftojmë personat e autorizuar për përcjelljen e fushatës zgjedhore që të marrin pjesë në të gjitha tubimet elektorale të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, të përcjellin ecurinë e fushatës dhe të jenë sikur deri tash objektiv në raportim

Ftojmë po ashtu, trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë, OSBE-në, organizatat joqeveritare dhe organizmat tjerë, të përcjellin rregullsinë e procesit të fushatës zgjedhore dhe procesin zgjedhor ditën e zgjedhjeve më 22 Tetor.

Falënderojmë Kryetarin Kadri Veseli për përkrahjen e vazhdueshme të Degës së Drenasit, të gjitha strukturat e Degës së PDK-së, aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, sikur deri më tash, për angazhimin, kulturën e fushatës elektorale dhe prezantimin të platformës tonë zgjedhore, duke i kontribuuar kështu fitores së madhe më 22 Tetor.

Jemi thellësisht të përkushtuar që fushata dhe procesi zgjedhor, të zhvillohen në mënyrën më demokratike, në funksion të proceseve që po kalon vendi, interesit të qytetarëve të përfaqësimit të vullnetit të tyre si dhe të ardhmes tonë.
Falënderojmë qytetarët për praninë e tyre në numër të madh në tubimet e deritashme elektorale të ftuara nga Shtabi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike në Drenas.
Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Lista zgjedhore e PDK-së, përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të Drenasit dhe askush nuk do të mund ta ndal këtë vullnet demokratik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme