Peci pas sulmeve të Kurtit ndaj SHBA-së në revistën amerikane: Zoti e ruajt Kosovën prej vetvetes

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për revistën amerikane ‘Foreign Policy, ka thënë se emisari i Trump, Richard Grenell, ishte shkaku kryesor i rrëzimit të tij nga pushteti derisa ka theksuar se tashmë ambasadori amerikan ka qëndrime identike me Beogradin.

Ndaj deklaratave të tilla ka reaguar ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci. Ai ka thënë se deklarata të tilla karshi SHBA’së e bëjnë të ngajshme Kosovën me Venezuelën e deiktatura të ngjajshme nëpër botë.

“Nuk e di se sa jemi te vetedijshem, por nje gje duhet pasur parasysh se me akuzat ndaj nderrimit te qeverive nga SHBA-te, Kosova eshte duke tingelluar ngjajshem sikurse Venezuela apo diktaturat e ngjajshme si kjo ne bote”, ka shkruar Peci në profilin e tij në ‘facebook’.

Ai tutje ka thënë se Kosova është duke lëkundur themelet e raporteve me SHBA’në si një shtet i cili është përkrahës dhe garantues i pavarësisë së Kosovës.

“Kjo çfare eshte duke ndodhur, per mua eshte pertej imagjinates, dhe me kete jemi duke i lekundur ne themel marredheniet me SHBA-te. Kjo do te mbetet e shenuar si nje njolle e zeze ne marredheniet me perkrahesin dhe garantuesin kyc te pavaresise se vendit tone, dhe per kete do te duhet kohe e gjate qe ajo te fshihet”, ka shtuar tutje.

“Mospajtimet ne mes vendeve te pjekura menaxhohen permes rrugeve diplomatike dhe jo ne kete forme.Intervistat e dhena per revistat prestigjioze amerikane nuk do te thote se kjo eshte perkrahje nga ana e tyre. Kush mendon keshtu, e ka shume gabim, dhe ka shume shembuj qe e deshmojne kete cfare po e them.Zoti e ruajt Kosoven prej vetevetes!”, ka përfunduar Peci.

Të ngjashme